TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2025, 19:39

Fletë-thirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela: Nëse nuk paraqitet, Berisha do të shoqërohet me forcë

Shkruar nga Pamfleti

Fletë-thirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela: Nëse nuk paraqitet,

Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK.

Avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar. Ai shtoi se kreu i PD është i detyruar të shkojë pasi ka qenë kryeministër.

“Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është gjë e lehtë të vriten 4 persona, në një tubim paqësor. Berisha ka qenë kryeministër, është i detyruar të shkojë. Edhe Basha ishte ministër i Brendshëm dhe natyrisht. Jemi në hetim, nuk jemi në gjyq, nuk janë të pandehur. Por fakti që ndërkombëtarisht kjo kërkohet, që të zbardhet çfarë ka ndodhur, kush i ka vrarë, pse janë vrarë dhe kush u ka dhënë urdhrat, duhet të hetohet”, tha Ngjela.

Avokati sqaroi se sipas Kodit të Procedurës Penale, nëse Berisha refuzon fletë-thirrjen më shumë se 2 herë, ai do të shoqërohet me forcë në Prokurorinë e Posaçme.

“Fletëthirrja një herë refuzohet, herën e dytë ata të marrin me dhunë”, u shpreh Ngjela për “Report Tv”.

1 Komente

  1. T
    Tng

    Ti je si Rosak Hadem o loqe…!!

    Lini një Përgjigje