TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2025, 15:58

“SPAK të vulosë 21 janarin”, Gjikondi: Pas Berishës, do të thirren edhe persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK të vulosë 21 janarin”, Gjikondi: Pas Berishës,

Analistja Brizida Gjikondi tha se pret që SPAK t’i shkojë deri në fund hetimeve për 21 janarin.

Gjikondi u shpreh se krahas Berishës, Prokuroria e Posaçme do të thërrasë edhe persona të tjerë kyc në atë periudhë.

“Të gjithë politikën po e riformaton SPAK.

SPAK deri tani nuk më ka zhgënjyer, është i kujdesshëm nuk është emocional. Për 21 janarin ka një plus që i ka ardhur dosja nga Strasburgu ku i ka të gjitha pikat që duhet të plotësojë, ka sjellë një vendim shterues që SPAK ka pas detyrë vetëm ta plotësojë.

Do kemi hetim të thelluar, do thirren edhe persona që kanë qenë kyç në atë periudhë. Do bëhet një gjyq ligjor si duhet”, tha ajo.

Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr sot në SPAK për të dëshmuar për 21 janarin 2011, ku 4 demonstrues të opozitës së asaj kohe, u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga forcat e sigurisë.

Ai u thirr me statusin e personit që mund të ketë dijeni mbi rrethanat e kryerjes së ngjarjeve. Dosja e 21 janarit është në duart e prokurorit të SPAK, Alfred Shehu.

1 Komente

  1. T
    Tng

    Nga vjen ti nga cfar planeti qe jep mende e mendime,jeni te gjithe te nje soje jeni sojsezer moj Shoqe Komuniste.

    Lini një Përgjigje