Ditën e sotme opozita do të mbajnë protestë në bulevardin përpara kryeministrisë duke filluar nga ora 18:00.
Garda e Republikës ndërkohë do të vendosë staf sigurie brenda ambjenteve prej orës 16:00 si në Kryesi ashtu edhe tek Salla Plenare, për gjithçka që të mundshme.
Ndihmë i është kërkuar edhe policisë dhe zjarrfikësit për të pasur mjete ndihmëse në ambientet e brendshme të godinave.
Përveç perimetrit të jashtëm të cilin e garanton policia.
Ndërsa Policia e Tiranës ka shpallur planin e masave për protestën e paralajmëruar nga opozita, e cila do të zhvillohet sot në kryeqytet.
Në një komunikatë për mediat, uniformat blu njoftojnë qytetarët se, duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme dhe deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime në lëvizjen e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Bllokime të ngjashme do të ndodhin edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, kërkohet një leje prej katër orësh për tubimin, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Kjo shkresë specifikon vetëm lejen për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, pa dhënë detaje mbi itinerarin që do të ndjekin protestuesit.
Sipas policisë në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime të qarkullimit në këto akse rrugore:
• Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i Panjohur” deri te 9-katëshet
• Shkolla “1 Maji” – Kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit
• Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
• Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës
• Kryqëzimi i Librit Universitar
• Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”
• Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”
• Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”
• Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit
• Kryqëzimi i urës së Taiëanit
• Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”
• Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”
• Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave
• Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”
• Kryqëzimi i pallatit me shigjeta
Lini një Përgjigje