
Prefekti i Vlorës Kristo Koço ka reguar lidhur me përmbytjet që u shkaktuan në Vlorë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rënë në datën 4 tetor.
Ai u shpreh se personat që nuk kanë reaguar në kohë do të mbajnë përgjegës. Sipas tij, problem kanë qenë kanalizmet dhe pastrimi.
Ai gjithashtu “sulmoi” administratën duke thënë se do shkundur sepse edhe pse janë paguar me taksat e qytetarëve nuk kanë bërë detyrën ashtu siç duhet.
Shumë banorë kanë denoncuar se ata kanë telefonuar instuticione të ndryshme, por askush nuk iu është përgjigjur.
“Përgjegjësia do mbahet për këdo që s’ka reaguar në kohë. Administrata do shkundur, nuk mund të paguhen me taksat e popullit dhe të mos bëjnë detyrën si duhet. Problem kanë qenë kanalizimet dhe pastrimi. Megjithatë do të bëhet analizë”, tha ai.
Lini një Përgjigje