TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 14:32

Gara për drejtimin e SPAK, Braho: Çfarë do merrja nga Arben Kraja dhe Altin Dumani

Shkruar nga Pamfleti
Gara për drejtimin e SPAK, Braho: Çfarë do merrja nga Arben
Kandidati për të drejtuar SPAK, Klodian Braho

Kandidati për të drejtuar SPAK, Klodian Braho gjatë intervistimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë foli për drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Altin Dumani dhe Arben Kraja.

I pyetur se cilat janë veçoritë që do merrte nga ata, Braho tha se nga Dumani do merrja pro-aktivitetin dhe vendosmërinë, ndërsa nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës.

Pjesë nga biseda:

Arta Mandro: Çfarë do të merrnit nga drejtuesit e mëparshëm?

Klodian Braho: Nga Dumani do merrja pro-aktivitetin dhe vendosmërinë. Edhe nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës.

Arta Mandro: Çfarë nuk do merrnit prej tyre?

Klodian Braho: Të dy kanë ushtruara të njëjtën detyrë kur institucioni nuk ka qenë i njëjti. Në kohën e zotit Krajës institucioni duhet të ishte më aktiv. Edhe pse çështjet duan kohën e tyre. Në krahasim me zotin Dumani, duke vlerësuar punën e tij, do ti merrja anën e pro-aktivitetin, e kam të vështirë që nuk do të doja ta kisha. Nuk jam konformist, por po tregohem i sinqertë.

 

braho dumani kraja

Lini një Përgjigje