TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 13:51

Gara për kreun i ri të SPAK, Klodian Braho nis intervistimin para KLP

Shkruar nga Pamfleti
Gara për kreun i ri të SPAK, Klodian Braho nis intervistimin para KLP
Klodian Braho

KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK-ut dhe sapo ka nisur prezantimin e platformës së tij, kandidati i katërt në radhë, prokurori Klodian Braho.

Në garë janë katër kandidatë, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë 45 minuta kohë në dispozicion, për të prezantuar vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.

Braho ka ushtruar detyrën në disa zyra të ndryshme të vendit si Berat, Vlorë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai ka ndjekur një sërë çështjesh penale Kundër funksionarë publikë të çdo niveli, por edhe në lidhje me krimin e organizuar. Braho sqaroi edhe vizionin e tij.

“Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim  kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e SPAK, ndërtimin e një strukture model e aftë dhe e përgatitur për sfidat e reja të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke ofruar rezultate të matshme duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtësisë për të fituar besimin e qytetarëve dhe respektin e tyre si dhe të institucioneve në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Braho.

Braho citoi edhe kornizën strategjike të SPAK dhe se do të çojë në zbatim ato dokumente.

“SPAK ka një kornizë të miratuar. Plani Strategjik 2024-2027, strartegjia e komunikimit dhe strategji për trajtimin e çështjeve të mbajtura. Do ndërmarr masat për vënien në zbatim të këtyre tre dokumenteve që janë dokumente të mirëmenduar dhe mirëdiskutuara edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale së pari në cilësinë e drejtuesit të SPAK, do të garantoj zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin. SPAK do vazhdojë të ushtrojë të drejtën penale, të ngrejë akuza të bazuara në ligj dhe në prova ndaj cilitdo që ka kryer veprën penale pavarësisht pozitës së tyre”, tha Braho.

Pas prezantimeve dhe pyetjeve, KLP kalon në votim. Drejtuesi i ri zgjidhet me shumicën e votave, me kushtin që të jenë të pranishëm të paktën 7 anëtarë.

Emri shpallet sot, ndërsa marrja zyrtare e detyrës dhe ceremonia e dorëzimit të kompetencave do të zhvillohet më 19 dhjetor 2025.

 

klodian braho spak

Lini një Përgjigje