
Analisti Agim Baçi tha se PD dhe partitë opozita duhet të kishin dalë me një kandidat politik në Bashkinë e Tiranës. Ai shtoi se emri duhet të ishte prezantuar një ditë pas arrestimit të Veliajt.
Baçi theksoi se është absurde të bësh karrierë në PD dhe nga ana tjetër të refuzosh garën elektorale për bashkinë më të madhe të vendit.
“Opozita duhet të kishte kandidatin politik që në 11 shkurt, në 10 shkurt u arrestua Veliaj. Ishte e papërgatitur. Për mua duhej një kandidat tërësisht politik. Nëse fiton Binaj, i kujt është? Se po nuk fitoi do thonë nuk është i yni, por dështoi shoqëria civile. Opozita nuk duhet ta anashkalonte këtë proces. Mendoj se një forcë politike duhet të jetë serioze. Nuk i kuptoj ata që janë në karrierë dhe refuzojnë kandidimin për Tiranën se kanë frikë se humbin. Por në politikë nuk ka vetëm fitore, në politikë do garosh. Refuzimin nuk e kuptoj dot, ka një pikëpyetje shumë të madhe, kishte hezitim për disa ditë me radhë”, u shpreh ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje