
Vijon gara për kreun e BKH-së, ndërsa 7 kandidatët që janë përzgjedhur nga faza e parë do të vijojnë procesin me një tjetër fazë, më 22 korrik.
Nga raportimet mësohet se të 7 kandidatët e kualifikuar për të vijuar garën do të paraqiten në SPAK ku do t’i nënshtrohen fazës së dytë të testimit: provimit me ese.
Kjo është pjesë e procedurës përzgjedhëse, ku kandidatët do të vlerësohen me pikë, që më pas do t’i bashkangjiten vlerësimeve nga testet fizike.
Testet fizike janë zhvilluar më 10 korrik dhe ato përfshinin ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 kilometra vrapim.
Momentalisht BKH drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila përfundon mandatin më 31 gusht. Kjo do të thotë se SPAK dhe KLP duhet që brenda kësaj date të përzgjedhin emrin që do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit pas largimit të drejtueses aktuale.
Në garën për kreun e BKH-së janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Në momentin kur u hap gara për Kreun e BKH-së shprehën interes 13 kandidatë, por 6 prej tyre u skualifikuan. Mes emrave të skualifikuar ishte edhe Haki Çako, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Lini një Përgjigje