TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 12:05

Tensionet para Kuvendit, lëndohen 7 efektivë policie; shoqërohen 5 protestues

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet para Kuvendit, lëndohen 7 efektivë policie; shoqërohen
Tensionet para Kuvendit, lëndohen 7 efektivë policie

Protesta vijon me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përplasjet gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit janë shoqëruar me të lënduar dhe shoqërime në polici.

Sipas informacioneve paraprake, shtatë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar gjatë tensioneve me protestuesit, ndërsa pesë qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shoqërimet janë kryer pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit, ku protestuesit tentuan disa herë të çajnë perimetrin e sigurisë të vendosur rreth Kuvendit. Gjatë përplasjeve u hodhën vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të efektivëve, ndërsa policia përdori ujë dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën.

Pavarësisht tensioneve, protesta ka vijuar para godinës së Parlamentit. Demonstruesit kanë rrethuar Kuvendin dhe kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), të cilët kanë përforcuar masat e sigurisë në të gjithë perimetrin e Kuvendit.

Tensionet para Kuvendit, lëndohen 7 efektivë policie; shoqërohen

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua me tensione të forta, përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si edhe debate politike brenda sallës së Parlamentit.

Qytetarët u mblodhën para Kuvendit në të njëjtën kohë kur deputetët zhvillonin seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. Organizatorët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shfuqizimin e disa ligjeve, ndërsa gjatë gjithë protestës u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe deputetëve.

Që në orët e para të tubimit, protestuesit mbërritën me arka të mbushura me vezë, të cilat më pas u përdorën gjatë përplasjeve me policinë. Ata larguan gardhin metalik dhe më pas hoqën edhe gardhin e dytë në anën e pedonales, duke tentuar t'i afrohen godinës së Kuvendit.

Përplasjet u përshkallëzuan kur demonstruesit tentuan të çanin kordonin policor dhe të depërtonin drejt Parlamentit. Në përgjigje, Policia e Shtetit përdori ujë dhe spraj me piper për shpërndarjen e turmës, ndërsa protestuesit kundërpërgjigjën duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të efektivëve.

Gjatë protestës, policia kreu edhe shoqërimet e para. Fillimisht u shoqërua një protestues pasi vendosi kosha mbeturinash në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin e automjeteve. Më pas, numri i të shoqëruarve arriti në pesë, të cilët u dërguan në Komisariatin nr. 1 në Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit nuk u tërhoqën dhe vijuan të qëndrojnë përpara Kuvendit, duke i drejtuar deputetëve thirrje të forta, mes tyre edhe "Analfabetë!", ndërsa Parlamentin e cilësuan si "Parlament i krimit".

Protesta u reflektua edhe në debatin parlamentar. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi Policinë e Shtetit për përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe kërkoi ndërprerjen e dhunës. Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mbrojti veprimet e policisë dhe akuzoi opozitën për qëndrimin e saj ndaj protestës, deklaratë që u pasua me replika të forta në sallë dhe me një tërheqje vëmendjeje nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, për gjuhën e përdorur.

 

2 Komente

  1. H
    Hasan Zyko

    Protestuesit paqesore para nje narkopolicise Te armatosur ne max nga Ky narkoshtet qe perdor gaz neuropathies qe perben krim kunder njerezimit dhe drejtesi policise duhet arresti tu per krime kunder njerezimit Police Te demtuar , trike te regatta nga narkodiktatori e narkotrafikun to Rama , ndofta ato police Jane Te Pantene si 50% e popullsise Shqiptare qe Jane ne nivel varferise ekstreme

    1. x
      xxx

      Ky reagim duhet te vinte qe ne diret e para te protestes. Perplasje rezistence qendrese perballje. Nje qeveri kaq e korruptuar nuk ka as legjitimitet as force. Eshte e kalbur, eshte si ajo keshtjella reres. Ne nje vend qe ska drejtesi , qe ska zgjedhje duhet te flas sovrani.

      Lini një Përgjigje