
Janë skualifikuar 6 nga 13 kandidatët në fazën e parë të garës për kreun e 'FBI-së' shqiptare.
Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Mësohet se shkak i skualifikimit është bërë mos plotësimi i kritereve pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre.
Kjo strukture është një nga më të rëndësishmet pasi së bashku më prokurorët e posaçëm hetojnë zyrtarë të lartë.
Pas largimi të Aida Hajnajt, SPAK hapi garën për të gjithë të interesuarit dhe kanë shfaqur interes si njerëz nga brenda BKH ashtu dhe nga jashtë. Altin Dumani ka bërë thirrje që të shtohet organika me agjentët e po ashtu është zyrat ku ata mund të punojnë komod.
Nuk dihen ende emrat të cilët janë skualifikuar, por më poshtë renditen emarat që kanë shprehur interes për këtë post.
Lista me 13 kandidatët:
-Andi Pogaçe, Prokuror Fier, aktualisht këshilltar në KLP
-Artur Beu, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.
-Astrit Halilaj, ish prokuror i Shkodrës
-Elton Kërluku
-Gentian Ndoi, aktualisht ai mban postin e drejtorit të krimit ekonomiko-financiar në Departamentin e Policisë Kriminale.
-Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Kordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë, në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Ishte pjese edhe e gares per drejtor te Pergjithshem)
-Gledis Nano, ish Drejtor i Pergjithshem i Policisë.
-Haki Çako, -ish Drejtor i Policise se Shtetit. Aktualisht Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile
-Joni Keta
-Maoricio Sheldija, inspektori i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).
-Marinela Pilinçi, oficer i policise giyqesore në Seksionin e Policise Gjyqësore te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
-Miklovan Kanani
-Nevrus Ndregjoni, oficer i Policisë Gjyqësore të Seksionit tê Policisë Gjyqësore te Prokurori isë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Kujtojmë se SPAK shtyu afatin për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH-së deri ditën e martë, më 24 qershor. Kjo shtyrje erdhi si pasojë e dorëzimit të parregullt të dokumentacionit nga ana e 11 prej 13 kandidatëve të regjistruar fillimisht në garë. Vetëm dy prej tyre kishin plotësuar të gjithë dokumentacionin sipas kërkesave të përcaktuara.
Lini një Përgjigje