TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2025, 08:58

Kreshnik Spahiu tregon “gafën” në politikë: Nuk dëgjova SHBA, partia doli jashtë kontrollit

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu tregon “gafën” në politikë: Nuk
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu ka rrëfyer për jetën e tij në politikë, ku është ndalur te ajo që e quajti ‘gabim’ në karrierën politike, kur tha se pasi krijoi Aleancën Kuqezi, nuk dëgjoi këshillën që i dhanë amerikanët.

“Rruga ekstremiste asnjëherë nuk të jep sukses… Një moment që e quaj papjekuri nga ana ime, është kur dhashë dorëheqje nga KLD, dhe krijova Aleancën Kuqezi dhe pata një mbështetje të fortë nga faktori ndërkombëtar. U ftova dy herë në departamentin e shtetit dhe kur takova ndihmës sekretarin e shtetit të Hillary Clinton, më dha një këshillë që nuk e di pse nuk e dëgjova.

Sot e reflektoj dhe nuk e kuptoj si kam gabuar. Më tha ne do të mbështesim me një kusht, të heqësh dorë nga retorika nacionaliste e fuqishme dhe të mos kalosh kufijtë e Shqipërisë, Maqedonia është projekti jonë, mos kalo në Preshevë, por edhe në Kosovë ki kujdes në marrëdhëniet me Albin Kurtin. E pyeta pse, shikon rrezik nga unë? Nuk shikojmë rrezik nga ju por kauza, teza, simbolet, çdo gjë që t’i ke zgjedhur është perfekt dhe mund të ekzistojë rreziku që për shkak të popullaritetit që po merr të gjithë politikanët në Shqipëri, Kosovë apo më gjerë, të futen në garë dhe të kopjojnë retorikën, dhe ne na del jashtë kontrolli i gjithë Ballkani. Unë të treja nuk i mbajta”, tha Spahiu  i ftuar në një intervistë në Top Story, përballë Grida Dumës..

kreshnik spahiu

Lini një Përgjigje