Adnan Xholi u shpreh se Prokuroria e Posaçme ndodhet në këto momente në një fazë të rëndësishme konsolidimi ku implementimi i strategjive të institucionit lidhet drejtpërdrejtë me luftën pa komprosi të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Xholi u shpreh se prokurorët do të kenë mbështetjen e tij pavarësisht votimit sot.
“Secili prej tyre është kandidat potencial për të drejtuar të atë strukturë, e thashë më lart jo për arsye subjektive, por për shkak të rezultateve që kanë arritur, të cilët falë angazhimit personal kanë arritur rezultate konkrete në luftën ndaj kriminalitetit. Gjej rastin të shpreh mbështetjen maksimale. Jam krenar që punoj me ta dhe do i mbështes në çdo situatë të aktivitetit të institucionit pavarësisht votimit sot. Punën e kemi me njëri-tjetrin dhe ata janë familja ime në sistemin e drejtësisë. Më tepër qëndroj me ta se me familjen biologjike”, tha Xholi.
Kujtojmë se ai po jep një intervistë para anëtarëve të KLP-së, të cilët do të vendosin kreun e ri të SPAK.
Lini një Përgjigje