TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 20:01

Gazetari Stafa në protestë: Pacientët me kancer nuk kanë ilaçe, Rama shpenzon 4.3 mln euro për “Kopshtin Eden”!

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari Stafa në protestë: Pacientët me kancer nuk kanë
Gazetari Osman Stafa

Gazetari  Osman Stafa, ka mbajtur një fjalim përpara mijëra qytetarëve të mbledhur në bulevard, duke sfiduar skepticizmin për të ardhmen e vendit.  Ai theksoi se prania masive e njerëzve në protestë është prova më e mirë se Shqipëria ka shpresë për ndryshim.

Gjatë fjalës së tij, gazetari u ndal te kontrasti mes mungesës së kushteve bazë në spitale dhe shpenzimeve që, sipas tij, kryhen për projekte luksi. Ai ngriti shqetësimin për pacientët me kancer, të cilët, sipas deklaratës së tij, përballen me mungesë ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore.

“Na kanë thënë se ky vend nuk bëhet, por ky imazh këtu tregon të kundërtën. Ky vend bëhet! A ka korrupsion në Shqipëri? A ka shëndetësi? Nafta, çmimet janë në qiell. Si do jetojmë? Ne themi nuk ka shëndetësi, ata thonë Irani. Ne themi s’ka arsim, ata thonë Soros, ne themi s’ka rroga, ata thonë greku… Jo mor jo, kanë frikë, janë në panik se kur populli del në shesh nuk ka më mandate.

Në spitale nuk ka ilaçe, nuk ka pajisje. Nuk kurohet kanceri pa pajisje e ilaçe! Ndërkohë ky shtet harxhon lekët me kopshtin Eden në kryeministri me 4.3 mln euro nga taksat tona dhe pacientët me kancer nuk kanë ilaçe. Kemi çuar dy satelitë dhe pacientët nuk kanë ilaçe. Ky është realiteti ynë dhe ka një përgjegjës! A e dini ju se një jetim në Shqipëri merr 15 mijë lekë në muaj, ndërkohë luksi, 10 mijë euro për të larë makinat në një muaj këtu!”, u shpreh ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Stafa foli edhe për situatën politike në vend, duke argumentuar se mungesa e rotacionit politik ka ndikuar në zhvillimin demokratik të Shqipërisë.

“Thonë pse tani? Kanë pasur kohë 36 vite? Prej kur kam lindur unë janë ndërruar 7 presidentë të SHBA, ndërsa këtu vetëm dy individë”, tha Stafa.

osman stafa protesta

Lini një Përgjigje