Aktualitet29 Korrik 2023, 17:09

Gazetari “zbërthen” dosjen e SPAK: Skandaloze se si Pëllumb Gjoka urdhëron vrasje pas një konflikti të çastit

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari “zbërthen” dosjen e SPAK: Skandaloze se si

Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se në dosjen e publikuar nga SPAK mbi aksionin me 14 urdhër arreste dhe 6 të arrestuar, ajo që bie në sy është si biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte i gatshëm të paguante para për ekzekutimin e Kleant Musabelliut pas një konflikti të çastit.

Ndërsa një fakt tjetër që bie në sy është shkëmbimi i vrasjeve mes grupeve dhe pse janë rivale ato bashkëpunojnë.
Ndërkohë më të rëndësishmit në këtë dosje sipas Bregut janë familja Bajri dhe më pas policët dhe prokurorët, që sipas ti janë të përfshirë pasi janë korruptuar.

Më të rëndësishmit janë familja Bajri pastaj policët dhe prokurorët. Të gjithë mund të pyesim si janë të përfshirë policët dhe prokurorët, por ky është korrupsioni.

Mënyra si funksionin është si funksionon i gjithë krimi në Shqipëri, ky është koncepti dhe grupet edhe nëse janë rivale apo jo bashkëpunojnë me njeri tjetrin.

Sot që po zhvillohet ky proces gjyqësorë në GJKKO dhe duhet parë nëse mbetet vetëm në mesazhe apo në veprime.

Aty ka më shumë se katër dhe biznesmeni ishte në rolin që kërkonte favoret e tij. Ajo që mund të ndalemi si ky biznesmen paguan para për ekzekutimin e një personi për një konflikt të çastit. Biznesmeni nuk ka një rol shumë të madh përveç parave, por përveç kësaj ka një marrëdhënie me Vis Martinajn. Deri tani në këtë dosje Martinaj ishte më i madhi në botën e krimit në Shqipëri deri në 2022 deri në zhdukjen e tij”, u shpreh Bregu në “MCN”.

 

bregu gjoka