Aktualitet29 Korrik 2023, 15:35

Koncesionari i pullave fiskale dënohet për korrupsion në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

Koncesionari i pullave fiskale dënohet për korrupsion në

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka urdhëruar SICPA SA, kompaninë mëmë që zotëron koncesionin e pullave fiskale në Shqipëri, të paguajë 81 milionë franga zviceriane për përgjegjësi penale të korporatës në lidhje me aktet e korrupsionit.

Dënimi vjen pas një hetimi disavjecar të Prokurisë Zviceriane që faktoi se kompania ka korruptuar zyrtarë të qeverisë së Brazilit, Kolumbisë dhe Venezuelës për të përfituar koncesione ose kontrata publike. Një ish-menaxher i shitjeve të SICPA-s është dënuar gjithashtu me burgim me kusht prej 170 ditësh.

“Në urdhrin penal, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e shpall fajtor ish-menaxherin e shitjeve të SICPA, i cili ka përfituar nga të metat, për të korruptuar zyrtarët publikë të huaj. Urdhri thotë se ai u ka paguar ryshfet zyrtarëve të rangut të lartë në tregjet kolumbiane dhe venezueliane midis viteve 2009 dhe 2011,” citon vendimi i Prokurorisë zviceriane.

Kjo është e njëjta periudhë, kur SICPA përfitoi në Shqipëri koncesionin 10 vjeëar të pullave fiskale. Më konkretisht, marrëveshja koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SICPA u nënshkrua në 24 shkurt të vitit 2011.

Hetimi ndaj kompanisë Sicpa filloi në vitin 2015, pas dyshimeve se kompania kishte korruptuar qeveritarë në disa vende për të përfituar kontrata publike. Fillimisht hetimi u fokusua tek një menaxher i shitjeve të kompanisë, i cili kishte korruptuar me rryshfete zyrtarë të lartë të qeverisë brazialiane, asaj kolumbiane si dhe në Venezuelë.  

“Procedurat identifikuan mangësi organizative që bënë të mundur që punonjësit e SICPA të korruptonin zyrtarët publikë në kryerjen e biznesit në Brazil, Kolumbi dhe Venezuelë. Mangësitë organizative ishin veçanërisht të dukshme në fushat e qeverisjes së korporatës, menaxhimit të rrezikut dhe pajtueshmërisë,” thuhet në vendimin e Prokurorit të përgjithshëm të Zvicrës.

Në vitin 2021, hetimet u zgjeruan duke përfshirë dhe aksionerin e kompanisë SICPA, Philippe Amon, por prokuroria i pushoi hetimet kundër tij pasi nuk arriti të gjejë prova për të ngritur aktakuzë. Megjithatë prokurori urdhëroi Amon që të mbajë personalisht një pjesë të dënimit financiar dhe nuk i pranoi asnjë kërkesë për kompesim për dëmin e ish menaxherit të shitjeve.

Në vitin 2011, qeveria shqiptare i dha kompanisë SICPA, monopolin 10 vjeëar të pullave fiskale. Për të zbatuar kontratën SICPA krijoi në Shqipëri shoqërinë SICPA Security Solutions Albania.

Firmosja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të ëmimit, deri në disa herë, që bizneset paguajnë për pullat fiskale. Kjo bëri që shumë nga shoqatat e sipërmarrësve ta kundërshtonin publikisht koncesionin duke e quajtur atë sit ë dyshimtë dhe në kundërshtim të interesit publik.

Por pavarësisht kundërshtive të biznesit, qeveria nuk u tërhoq. Kjo shtoi edhe më shumë dyshimet se pas kontratës kishte interesa të forta edhe nga brenda Shqipërisë.

Fitime të majme dhe zgjatje koncesioni

 Nga viti 2013, kur u bë plotësisht efektive deri më tani, SICPA i ka marrë qytetarëve shqiptarë mesatarisht 8 deri në 10 milionë dollarë në vit. Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, vitin e kaluar kompania arkëtoi në 1 miliardë e 8 milionë lekë ose rreth 10 milionë euro duke regjistruar një fitim neto, pas taksave, prej 1.7 milionë eurosh.

Sipas kontratës së konëesionit, 2022-shi duhet të ishte viti i fundit i këtij koncesioni, pas përfundimit të afatit 10 vjeëar. Por në janar të këtij viti, qeveria shqiptare e zgjati dhe me dy vjet të tjera afatin e koncesionit, me preteksin se kishte frikë nga arbitrazhi. Kjo pasi kompania koncesionare kishte të drejtë të merrte dhe koncesionin e pullave të ilaëeve, por që nuk u arrit të zbatohej asnjëherë.

Qeveria pranoi të zgjaste koncesionin për SICPA-n, edhe pse kompania ishte zyrtarisht nën hetim për korrupsion në Zvicër dhe ndaj saj ishin akuza kriminale. Një tjetër fakt, që shton dyshimet se pas kompanisë mund të ketë edhe interesa lokale, ndërkohë që pronësia e saj sië raportohet në QKB është e mjegullt.  /Oligarkia