TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2026, 10:12

'Gërdeci'/ GJKKO rrëzon sërish Fatmir Mediun, refuzon përjashtimin e Irena Gjokës

Shkruar nga Pamfleti
'Gërdeci'/ GJKKO rrëzon sërish Fatmir Mediun, refuzon
Fatmir Mediu

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi se ajo ishte paraqitur në kundërshtim me afatet procedurale, duke e konsideruar për këtë arsye të papranueshme. Sipas vendimit, mosrespektimi i afatit ka sjellë automatikisht rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga avokatët mbrojtës.

Gjatë seancës, përballë gjyqtares dhe prokurorit të SPAK Arben Kraja, avokati Henrik Ligori kundërshtoi disa nga argumentet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

"Ministria e Mbrojtjes është një strukturë me dy krerë: një pjesë politike dhe pjesa tjetër Shtabi i Përgjithshëm. Personat që kanë pasur përgjegjësi për Gërdecin kanë marrë përgjegjësitë e tyre. Sa i takon akuzës për municionet, nuk ka asnjë akt ligjor që i ndan në kalibër të madh dhe kalibër të vogël. Ministri i Mbrojtjes përgjigjet për politikat e ministrisë. Nuk mund të akuzohet se nuk i njeh kalibrat, pasi me këtë punë merret Shtabi i Përgjithshëm. Si mund t’i ngarkohet një ministri politik përgjegjësi teknike? Sa i takon akuzës për transportin, nuk është detyra e ministrit, sepse ka struktura që merren me faturat. Duket se akuza e ngritur nga prokuroria është e pambështetur.", tha Ligori.

gjkko fatmir mediu irena gjoka

Lini një Përgjigje