Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka komentuar protestat e vazhdueshme që po zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar ato si një çështje të brendshme politike të Shqipërisë.
Gjatë një daljeje publike, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, u pyet nëse qeveria gjermane është në kontakt me protestuesit në Shqipëri, nëse Berlini është i informuar mbi kërkesat e tyre dhe çfarë pret nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në raport me protestat.
Në përgjigjen e tij, Giese u shpreh shkurtimisht se protesta është një e drejtë demokratike e qytetarëve, por theksoi se zhvillimet në fjalë i përkasin politikës së brendshme shqiptare.
“Protestat janë një e drejtë e qytetarëve, por kjo është një çështje e brendshme politike e Shqipërisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Deklarata vjen në një kohë kur protestat në Tiranë po vijojnë prej ditësh, ndërsa kërkesat e protestuesve dhe reagimet politike kanë nxitur debat të gjerë në vend.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje