TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2025, 16:04

Gjobat, taksa e fshehur e qeverisë së Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Gjobat, taksa e fshehur e qeverisë së Edi Ramës
Policia, në aksion për gjoba /

Aksioni i urdhëruar nga lart: si Policia Rrugore u kthye në arkëtare për të mbushur buxhetin dhe për të financuar bonusin e pensionistëve, duke goditur qytetarët...

Pasi ka bërë zap grupet kriminale dhe ka “pastruar” policinë nga shefat e inkriminuar, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar aksionin e vendosjes së gjobave masive ndaj drejtuesve të automjeteve, duke zhvatur qytetarët, edhe ata që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Fillimisht u mendua se gjobat po vendoseshin për të mbushur arkën e policisë para mbylljes së vitit, me qëllim pagesën e orëve shtesë dhe trajtimin ushqimor të policëve.

Por sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, nga burime brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, urdhrin për të vendosur sa më shumë gjoba, Ilir Proda e ka marrë nga ministrja Albana Koçiu, ndërsa kjo e fundit nga kryeministri Edi Rama.

Urdhri i është lënë për zbatim Policisë së Qarkullimit Rrugor, me ultimatum që të vendosen sa më shumë gjoba dhe në vlerat financiare më të larta të përcaktuara në Kodin Rrugor.

Ky aksion “furtunë” gjobash ka si objektiv që brenda datës 31 janar 2026 të jetë grumbulluar vlera financiare e bonusit të pensionistëve. Pra, nëpërmjet gjobave që do t’u vendosen qytetarëve, të rimbushet arka e shtetit.

Aksioni i vendosjes së gjobave në masë, edhe kur qytetarët ecin dhe parkojnë sipas rregullave të qarkullimit rrugor, ka filluar në çdo rrugë, rrugicë, mjedis publik dhe oborr pallatesh, pa dallim nëse respektohen apo jo rregullat e qarkullimit dhe parkimit.

Çdo stacion, komisariat dhe drejtori policie ka një plan gjobash, dhe për realizimin e këtij plani është ngarkuar Policia Rrugore, duke i caktuar çdo punonjësi policie një numër dhe vlerë gjobash që duhet t’u vendosen automjeteve.

Aq barbar është bërë ky aksion gjobash policore, sa, për shembull, në rrugën “Myslim Shyri”, ku ka shumë dyqane, këto ditë festash dhe në prag të Vitit të Ri, shihen qytetarë të ngarkuar me mallra që ecin në këmbë, nga frika për të ndaluar makinën edhe për pak sekonda. Kjo sepse policët u shfaqen menjëherë me bllok dhe celular në duar, gati për të vendosur gjobën./Pamfleti

 

gjobat taksa e fshehur qeveria e edi ramës

1 Komente

  1. X
    Xheneti

    I pervelofte zjarri i xhehnemit

    Lini një Përgjigje