TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 13:29

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, lë në fuqi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, lë në fuqi

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtonte vendimin për pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit.

Veliaj i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë pasi kundërshtoi vendimin e dhënë nga gjykatat e juridiksionit të posaçëm lidhur me pezullimin e afateve të paraburgimit, të vendosur pas shtyrjeve të seancave gjyqësore në shqyrtimin e çështjes në themel.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë la në fuqi qëndrimin e shkallës së parë të juridiksionit të posaçëm, duke mos pranuar rekursin e kryebashkiakut.

Kërkesa e shqyrtuar kishte si objekt kundërshtimin e vendimit për pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit, ndërsa vendimi i Gjykatës së Lartë e lë në fuqi masën e vendosur më herët nga GJKKO.

gjykata e lartë erion veliaj rekurs

Lini një Përgjigje