Meta, prej 18 muajsh mbahet në paraburgim, ndërsa gjyqi ndaj tij vijon për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar marrjen në pyetje të mbi 30 dëshmitarëve në lidhje me gjyqin që po mbahet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim të parave dhe fshehjes së pasurisë, lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa të pandehurit, Fatima Kryemadhi, Ema Coku, nën akuzë për pastrim parash dhe Piro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
Ish-presidenti Meta i mohon akuzat dhe pretendon se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.
DËSHMITARËT E THIRRUR NGA SPAK:
Jozef Hajse
Ervis Mataj
Ardian Shatku
Pirro Xhixho
Ema Çoku
Esmeralda Shkjau
Ardian Shatku
Kastriot Ismailaj
Vojsava Ismailaj
Milena Harito
Perparim Spahiu
Sokol Hysenaj
Majlind Lazimi
Agron Cela
Luan Rama
Endrit Brahimllari
Petrit Vasili
Spartak Braho
Ilir Kulla
Fatos Mahmutaj
Theodhori Çami
Nasip Naco
Vangjel Tavo
Lindita Troka
Baton Haxhiu
Erjol Brahimllari
Damian Gjiknuri
Ralf Gjoni
Bashkim Ulaj
Meta dhe Kryemadhi u morën nën hetim nga SPAK në tetor të 2024-ës, kur edhe ndaj tyre u caktuan masat e sigurimit.
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ–DIA.
Meta, prej 18 muajsh mbahet në paraburgim, ndërsa gjyqi ndaj tij vijon për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Cudi qe mungoka kusheriri i pare Dorian Ducka qe e premioi me poste, pastaj e mori Rama prane ne Kryeministri e filloi marrëveshjet me kinezet po u spostua ne Gjermani ti pastrojnte andej letrat leket. Gjithsesi qenka kusheriri i pare i Monikes Majlind Lazimi
Keto rraba dabadaba nuk na duhen. Populli pret denimin, pike.
« Deshmitaret » jane per tu marte te pandehur te gjithe. Nga i pari tek i fundit, kane ndare edhe çapen e bukes me keta dy monstrat! Ore po Rama me Berishen nuk kishin dijeni valle?!