Aktualitet22 Prill 2024, 12:19

Gjyshërit rrëmbyen nipin, flet i afërmi: Janë në gjendje të rënduar, u duket sikur kanë djalin gjallë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyshërit rrëmbyen nipin, flet i afërmi: Janë në

Barie Gjuni është gjyshja e cila “rrëmbeu” nipin e saj 3-vjeçar në Durrës dhe tashmë ndodhet pas hekurave bashkë me burrin e saj, Rexhepin.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, ka folur i afërmi i saj, i cili tha se kushërira e tij është shumë e rënduar. Ajo sipas tij, vuan jo vetëm humbjen e djalit të saj, por edhe të nipit.

“Nuk kam arritur që të flasë me të pasi janë çështje shtetërore. Gjendja e saj mendore është e keqe, sepse djali që i vdiq, por pasojat që i ka nga kjo ngjarje janë të mëdha. Nipin e ka si mbështetje, shef nipin, sheh djalin. Kur sheh fytyrën e tij, thotë; djalin e kam gjallë. Plus që thashethemet; jo t’u martua nusja. Kjo ndikon. Se di nëse është e vërtetë që të jetë martuar nusja. Është e trishtë. Marrëdhënia e tyre si nuse-vjehërr ka qenë e mirë. Shkonin shumë mirë. Pas vdekjes ndryshuan gjërat. Se di pse. Se di pse arriti kjo punë. Nusja jetoi atje, 5 vite. Se di tani. Para 1 muaj i kam bërë një vizitë në shtëpi. Ajo ishte shumë rëndë mendërisht. Rexhepi, burri i saj, ndoshta e përjetonte pak më ndryshe”, tha kushëriri i saj.

barie gjuni rrembimi i femijes durres