Aktualitet22 Prill 2024, 12:04

Komisioni Hetimor në Shëndetësi, 7 pikat mbi të cilat bazohet plani i hetimit

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni Hetimor në Shëndetësi, 7 pikat mbi të cilat

Mazhoranca ka hartuar një plan më të detajuar Hetimor të cilin do ta prezantojë nesër në mbledhjen e koordinuar të komisionit Hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi. Ekspertët e thirrur nga mazhoranca kanë punuar intensivisht për të pasur gati draftin që pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së nesërme.

Dokumenti është një plan shumë i detajuar që përcakton qartë hapat parlamentarë që duhen ndjekur për hetimin e kontratave të partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë.

Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit

Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit

Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor

Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave

Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë

Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet

Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi. Po kështu janë parashikuar edhe vizita në terren për të parë zbatimin e kontratave, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët. Mazhoranca propozon edhe një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë afatet dhe përgjegjësit.

komisioni hetimor per shendetesine plan hetimi