Aktualitet13 Nëntor 2023, 11:24

Dokument/  Prokuroria i përgjigjet KQZ për Kreshnik Hajdarin: Rezulton i dënuar me burg në Greqi!

Shkruar nga Pamfleti
Dokument/  Prokuroria i përgjigjet KQZ për Kreshnik Hajdarin:
Kreshnik Hajdari

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur ditën e sotme  shkresës së KQZ lidhur me kryebashkiakun e Kucovës, Kreshnik Hajdari.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në shtetin grek. Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thuhet se Hajdari është dënuar me  dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Vendimi i Zyrës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme tanimë është në “duart” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cilit pritet që gjatë mbledhjes së të martës të vendosë për mandatin e socialistit Hajdari, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.

Për Hajdarin u kërkua çregjitstrim nga gara me dyshimin se kishte fshehur një dënim në Greqi, por pavarësisht kësaj, KQZ lejoi kandidimin e tij në zgjedhjet vendore.

Në përgjigje, prokurori i cështjes Kostaq Beluri konfirmon dënimin e Kreshnik Hajdarit në Greqi, në vitin 1999 nga gjykata e shkallës së parë në Janinë me 4 muaj burg.

Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj” – thuhen në përgjigjen e prokurorisë.

kreshnik hajdari

Dokumenta bashkëngjitur