TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 21:46

Kryesia e re, nis numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kryesia e re, nis numërimi i votave të anëtarëve të
Numerimi i votave

Në selinë e PD-së ka nisur numërimi i votave për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së re të kësaj partie, por edhe drejtueses që do të drejtojë Këshillin Kombëtar të kësaj partie.

Në garën për kreun e Këshillit Kombëtar garuan Silva Hasa dhe Julia Emiri. Ndërkohë për 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, që dalin nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, votimi u krye bazuar në 3 lista të ndara; lista e zonjave, burrave dhe të rinjve dhe të rejave. Nga lista e zonjave zgjidhen 6 anëtare, nga lista e burrave 8 anëtarë dhe nga lista e të rinjve dhe të rejave në total zgjidhen 6 anëtarë (3 djem dhe 3 vajza).  

votat kryesia keshilli kombetar

Lini një Përgjigje