
Pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike, janë rikthyer tensionet. Deputetë të PD-së kanë dalë nga selia dhe janë përplasur me disa persona, që dyshohet se janë efektivë civilë.
Deputetët i kanë akuzuar se po arrestojnë në mënyrë të paligjshme militantët. "Për çfarë i prekni qytetarët ju?!", ka deklaruar Flamur Noka.
Më pas, deputetët janë zhvendosur te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, ku janë përplasur me disa efektivë të forcave “Shqiponja”. Më pas, efektivët janë larguar.
Lini një Përgjigje