Aktualitet10 Dhjetor 2023, 10:50

Hajdutët u përplasën me policinë, kjo është banesa që synohej grabitej mbëmjen e djeshme në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Hajdutët u përplasën me policinë, kjo është banesa

Kjo është banesa që u tentua të grabitej me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Brenda saj kanë qenë dy të moshuar.

Grabitësit sapo kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policia dhe u kanë thënë të moshuarve “ulu policia” dhe më pas kanë filluar grabitjen.

Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kane lajmëruar policinë.

Efektivët që shkuan menjëherë në vendngjarje, u përballën me grabitësit e armatosur, të cilët kanë qenë 3 persona.

Autorët shkëmbyen zjarr me policinë gjatë largimit.

Ndërkohë, uniformat blu u vunë në ndjekje të një makine Audi ngjyrë e bardhë me targa AA 943 SG që është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mësohet se targat janë denoncuar si të vjedhura dhe i përkasin një automjeti tjetër tip Benz.

Ekspertët shpresojnë që të gjejnë gjurmë të autorëve në vendngjarje, ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës për të ndihmuar hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.

 

grabitja në tiranë