
Të veshur me uniformë policie dhe duke u prezantuar si punonjës të uniformave blu, 3 persona kanë tentuar të grabisin me armë zjarri banesën e një çiftit të moshuarish në fshatin Prush në Tiranë.
Kanë qenë fqinjët e çiftit të të moshuarve që kanë njoftuar policinë, e cila menjeherë ka mbërritur në vendngjarje duke mos i dhënë kohë grabitësve të finalizojnë planin e tyre.
Të vënë në këtë situatë dhe përballë forcave të shumta të policisë, 3 autorët kanë hapur zjarr në drejtim të uniformave blu, me këta të fundit që i janë kundërpërgjigjur po me armë zjarri.
Duke përfituar nga kjo situatë, grabitësit kanë arritur të largohen, por pa marrë asgjë nga banesa e çiftit të të moshuarve.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët janë larguar me një automjet tip Audi ngjyrë e bardhë.
Për identifikimin dhe kapjen e tyre policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje daljet e kryeqytetit.
Shpresë për hetuesit janë kamerat në zonën ku ka ndodhur grabitja si dhe gjurmët që autorët mund të kenë lënë në banesën e çiftit të të moshuarve që dështuan ta grabisnin.
Lini një Përgjigje