TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2025, 19:13

Hakerat iranianë godasin sërish Shqipërinë, Karamuço: Sulmet nuk vijnë nga Irani, por nga grupe brenda vendit

Shkruar nga Pamfleti

Hakerat iranianë godasin sërish Shqipërinë, Karamuço:
Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua të premten nga një grup hakerash, duke e bërë të pa mundur aksesimin online.

Sulmi në fjalë është marrë përsipër nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të cilët janë përgjegjës edhe për sulmin që iu bënë institucioneve shqiptare online në vitin 2022.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se sipas tij këto nuk janë sulem që vijnë drejtpërdrejt nga Irani. Karamuço, u shpreh se këto sulme, vijnë nga brenda vendit. Megjithatë u mbetet hetimeve të zbardhin më me detaje rastin.

“Nuk janë sulme që vijnë drejtpërdrejt nga Irani, por që vijnë nga brenda vendit. Janë ene në hetim. Ka pasur dyshime të vazhdueshme që kjo nuk është faqe autentike e atyre që ne na sulmuan në atë kohë”, tha ai.

Lini një Përgjigje