TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2025, 21:24

“Helm i hedhur nga dora e njeriut”, Alfred Cako flet për virusin e ri që po “terrorizon” Kinën! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Helm i hedhur nga dora e njeriut”, Alfred Cako flet për

Konspiracionit, Alfred Cako i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ka dhënë detaje lidhur me lajmet që vijnë nga Kina për virusin e ri që po qarkullon.

Sipas Cakos, e gjitha kjo është një agjendë e mirë menduar që përkon në dy objektiva, kontrollin dhe depopullimin e globit.

Konspiracionit shprehet se viruset nuk ekzistojnë, madje ai shton më tej duke thënë se njëjtë si Covid-19 edhe ky virusi i ri që po përhapet në Kinë është helm i përhapur nga dora e njeriut.

Ne një herë e kemi parashikuar në agjendën e 2023, e kemi parashikuar që objektivi kryesor janë dy; kontrolli dhe depopullimin. Për të realizuar këto duhet bota të kalojë në kaos, vrasje nëpërmjet luftërave, në vdekje nëpërmjet urive që shkaktojnë pasojat e luftës dhe nëpërmjet klandemive, jo pandemive.

Prandaj edhe virusi që e quajnë Covid-19 nuk ka qenë një virus. Nuk ka asnjë virus të zbuluar nëpërmjet mikroskopëve më të fuqishëm. Sot shkencëtarët nuk ka mundur ende të shpjegojë ekzistencën e një virusi. Virusi në kuptimin që i kanë dhënë këto të OBSH-së, këto mashtruesit dhe që më pas dalin këto budallenjtë tanë dhe flasin nga ministrja e shëndetësisë, kryeministri dhe deri të Biden janë të gjithë mashtrues.

Fjala virus do të thotë një formë infeksioni që përhapet nëpërmjet rrugëve respiratorë. Kjo nuk ekziston, ju e mbani mend gjatë kohës së pandemisë ajo nuk hapet. Ajo ishte një lloj helmimi i hedhur me avion gjatë kohës së karantinimit. Kjo sepse ata gjithë natën hidhnin helme. Helmet përhapeshin edhe nëpërmjet ujit, me të cilin gatuhej.

Edhe ky virusi i ri nuk është virus, por një helmim. Unë ju them njerëzve ngrini kokën nëpër ditët e kthjellëta dhe shikoni me atë çfarë po ndodhë. Me përjashtim të korrikut dhe gushtit avionët kanë helmuar qiellin. Njerëzit janë të sëmur nga sëmundje të ndryshme, nga probleme me stomak, dhe shpretkën e mëlçinë dhe zorrët sepse këta vazhdimisht kanë hedhur helme të rënda dhe metale të cilët ne nuk i kuptojmë dhe i marrim me anë të frymëmarrjes”, shprehet Cako.

Lini një Përgjigje