TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 17:54

Formula 1/ Lando Norris protagonist në Hungari, piloti britanik siguron “pole position”; ndjekin 2 makinat Ferrari

Shkruar nga Pamfleti
Formula 1/ Lando Norris protagonist në Hungari, piloti britanik siguron
Piloti britanik, Lando Norris

Lando Norris ishte protagonisti absolut i kualifikueseve për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar "pole position" në pistën e Hungaroring. Piloti britanik i MekLaren realizoi një xhiro fantastike në momentet e fundit, me kohën 1:17.207, duke lënë pas rivalët dhe duke marrë vendin e parë në nisjen e garës së së dielës.

Norris rezultoi vetëm 0.012 sekonda më i shpejtë se Luis Hamilton me Ferrari, i cili do të niset nga vendi i dytë. Një paraqitje shumë pozitive për skuadrën italiane u plotësua nga Sharl Lëklerk, që siguroi vendin e tretë, duke konfirmuar formën e mirë të "kokëkuqes" përpara garës.

Sesioni i kualifikueseve u mbyll nën flamuj të verdhë pasi Maks Vershtapeb doli jashtë piste në kthesën e fundit. Incidenti detyroi pilotët të ngadalësonin në metrat e fundit, duke i dhënë fund çdo mundësie për të përmirësuar kohët. Holandezi do ta nisë garën nga pozicioni i gjashtë.

Në vendin e katërt u rendit Kimi Antoneli, ndërsa Oskar Piastri me MekLaren ishte i pesti. Me pistën që përmirësohej vazhdimisht gjatë sesionit, beteja për "pole position" ishte e hapur deri në sekondat e fundit, duke premtuar një garë spektakolare të dielën.

Dhjetëshja e parë u plotësua nag Maks Vershtapen, Xhorxh Rasëll, Isak Hadjar, Arvid Lindblad dhe Niko Hylkenberg.

lando norris piloti britanik formula çmimi i madh i hungarisë

Lini një Përgjigje