
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka e ka cilësuar mbylljen e dyerve të godinës së televizionit News24 si fashizëm shtetëror mbi median e lirë.
Ditën e nesërme, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka lajmëruar mbajtjen e një proteste në orën 12:00 para hyrjes së godinës së televizionit.
Açka shkruan se shembja e resortit të ‘Prestige Resort’ në Kavajë, ishte sinjali i parë i kërcënimit ndaj Irfan Hysenbelliut dhe një hakmarrje politike e Ramës.
“Fjala, fjala e lirë shqetëson! Kaq liri nuk e meritojnë shqiptarët! Ndaj shqiptarët duhet ta mbrojnë, vetë!
Ja përse e donte mandatin e katërt Edi Rama!
Bilbilat e politikës që e ndihmuan ta merrte këtë mandat me Parlament, pra, ata që e votuan më 24 korrik 2024, më mirë të heshtin.
Edhe atëherë kur u shkatërruan asetet e News24 heshtën! Ai ishte sinjali i parë i kërcënimit”, shkruan Açka duke publikuar edhe posterin lajmërues të protestës ditën e nesërme.
Lini një Përgjigje