TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2025, 12:54

Hetimi i SPAK për tunelin e Llogarasë, si e fitoi tenderin ish-kreu i ARRSH Evis Berberi dhe ortaku i tij

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi i SPAK për tunelin e Llogarasë, si e fitoi tenderin ish-kreu i

Në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumenteve të kompanisë “Hill International NV”.

Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, Hill Internacional N.V dhe kompania Net Group e Valter Begajt, kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikëqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj. Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

Ndërkohë sa i përket tenderin për ndërtimin e Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia pretendon se bëhet fjalë për një aferë korruptive. Lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë, Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK.



Lini një Përgjigje