TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2025, 12:43

Hetimi ndaj Veliajt, SPAK akuzë të re Ajola Xoxës 

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi ndaj Veliajt, SPAK akuzë të re Ajola Xoxës 
Ajola Xoxa në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK.

Ajola Xoxa u mor në pyetje nga hetuesit, dhe sipas burimeve Ajola Xoxës i është komunikuar një akuzë tjetër.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt akuzohet për fshehje të ardhurash.

Ajo po hetohej deri tani për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.

Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.

Lini një Përgjigje