TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2026, 21:07

“Hiqe pankartën”, protestuesit refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë!

Shkruar nga Pamfleti
“Hiqe pankartën”, protestuesit refuzojnë
Protesta

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër përfshirjes së politikës në tubim, duke kërkuar largimin e një qytetari që ishte paraqitur me një pankartë me përmbajtje partiake.

Ngjarja u shënua gjatë protestës, ku pjesëmarrësit reaguan menjëherë ndaj pranisë së simbolikave politike, duke i kërkuar qytetarit që të hiqte pankartën dhe të mos përfaqësonte asnjë forcë politike në manifestim.

Organizatorët dhe protestuesit theksuan se protesta është qytetare dhe nuk duhet të identifikohet me asnjë parti, pavarësisht krahut politik.

“Asnjë partiak” dhe “Protesta është e qytetarëve” ishin mes mesazheve që u përcollën gjatë tubimit, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan që fokusi të mbetet te kauzat dhe shqetësimet që i kanë nxjerrë në protestë.

Qëndrimi i protestuesve vjen në vijim të thirrjeve të përsëritura për të mos lejuar politizimin e tubimit, duke refuzuar praninë e simboleve apo përfaqësuesve të partive politike.

protesta thirrjet

Lini një Përgjigje