
Aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj debatoi me gazetarin Arjan Çani, lidhur me luftën që SPAK i ka shpallur politikës duke marrë nën hetim emra të njohur të saj.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Lapaj deklaroi se të gjithë në sistemin e drejtësisë janë 24 orë nën përgjim, madje edhe kreu i SPAK, Altin Dumani që siç tha përgjohet nga vetë struktura e posaçme.
“Kur nuk je i korruptuar, të përgjojnë 24 orë në ditë nuk je i korruptuar, mund të kesh marrëdhënie jashtëmartesore, por këto nuk kanë lidhje me këtë, përgjimi bëhet vetëm nëse je apo jo i korruptuar. Të gjithë ata që janë në strukturën e posaçme janë nën përgjim, edhe dumani është nën përgjim. Vetë struktura e përgjon Dumanin”, tha Lapaj.
“Mos i beso këto, janë ‘bullshite’ që i hedhin publikut. Kush e përgjon Dumanin ti nuk e di tani, ma gjej çfarë thotë ligji”, u përgjigj Çani.
Lini një Përgjigje