
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka deklaruar se atentati i Rinasit, ku mbeti i vrarë në vend Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital, do të zbardhet.
Në një intervistë për emsionin “Të Pashoq”, të Pamfletit, Prençi deklaroi se pavarësisht se autorët kanë fshirë gjurmët me djegien e makinës dhe armëve, ata kanë lënë gjurmë të tjera me personat e përfshirë që kanë ndihmuar në atentat. Ai theksoi se janë sekuestruar një numër i madh kamerash të cilat, sipas tij, kanë nxjerrë në dritë prova të reja.
“Unë mendoj që kjo ngjarje do të zbardhet sepse për hir të së vërtetës. Janë bllokuar DVR-të e një numri të konsiderueshëm lokalesh, dhe që ka patur filmime të qarta të aktit të atentatit. Po. Dhe kam mendimin që qoftë me formimin e identikiteteve të personave që kanë marrë pjesë në në rrethrrotullimin e Rinasit, mendoj që hetuesit dhe ekspertët do të bien në gjurmët e personave që kanë bërë këtë atentat. Kjo është një ngjarje që pavarësisht se janë munduar të eleminojnë dhe të të fshijnë ose të zhdukin gjurmët që kanë të bëjnë me me me gjurmët e shenjave të gishtave në armë apo në makinën që është përdorur për të hapur zjarr, ata kanë lënë gjurmë të tjera që indirekt do të çojnë tek autorët e veprës penale.
Arrestimi, shoqërimi i ndonjë personi që ka shoqëruar apo ka diktuar apo ka treguar apo ju ka bërë me shenjë apo me telefon që ju ka treguar se ku e tek është objektivi. Unë mendoj që për momentin nuk ka ndonjë risi për të për të zbardhur ngjarjen kriminale. Vetëm duhet të kemi parasysh një diçka. Vendi ku është ngritur prita”, tha Prençi.
Lini një Përgjigje