
Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi ka nxjerrë detaje të forta lidhur me atentatin e Rinasit.
Sipas tij, nuk është përdorur vetme automjeti që përdorën autorët. Prençi tha se kanë qenë edhe dy automjete të tjera aty përreth.
“Aty nuk u përdor një makinë, janë përdorur tre makina nga të paktën deri më tani. Organet e hetimit kanë nxjerrë se tre makina kanë qenë në dispozicion brenda segmentit të rrethrrotullimit. Tre automjete që është provuar nga mënyra e sjelljes, nga mënyra e veprimit, nga mënyra e frenimit, nga mënyra e ndalimit dhe nga mënyra e largimit. Është provuar se tre makina kanë pasur të bëjnë me atentatin. A kanë pasur targa, pa targa, targa greke apo targa italiane apo targa shqiptare, kjo nuk ka rëndësi fare. Por përdorimi i targave dihet që bëhet për të humbur gjurmë”, tha ai në “Të Pashoq”.
Lini një Përgjigje