TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 21:11

Çështja e “21 Janarit” në SPAK, Karamuço: Ka prova të reja në dosje, po asistojnë edhe amerikanët

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e “21 Janarit” në SPAK, Karamuço: Ka

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar zhvillimet më të fundit mbi hetimet e rihapura nga SPAK për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues para Kryeministrisë.

Karamuço theksoi se një ndër elementët më të rëndësishëm që po rishikohet është presioni i ushtruar në atë kohë ndaj gazetarit të plagosur, Fatos Mahmutaj. Sipas tij, pyetja thelbësore që po shtrohet sot është: pse u ushtrua presion që Mahmutaj të mos dëshmonte? Ai e cilësoi këtë si një nga pretendimet që çuan drejt devijimit të hetimit fillestar.

Sipas tij, SPAK disponon të dhëna dhe prova të reja, të cilat mund të kenë ardhur edhe falë dëshmitarëve që, pas viteve heshtjeje, kanë vendosur të flasin më shumë. Mund të jenë dhënë edhe indice të rëndësishme që po çojnë drejt kërkimit të provave të reja materiale. Karamuço konfirmoi se për këtë çështje ka asistencë të shtuar amerikane, çka e çon hetimin në një nivel më të avancuar teknik dhe operacional.

“Presioni që u bë ndaj gazetari të plagosur, Fatos Mahmutaj.  Pse u bë presion që ai të mos dëshmonte në atë kohë, Të gjitha këto janë pretendime të asaj kohe, të cilat kanë çuar në devijimin e hetimit.

Nga 11 gjyqtarët që kanë marrë pjesë në tre shkallët e gjykimit në lidhje me këtë çështje për dy vrasjet  parë, 9 gjyqtarë janë të larguar nga vettingu ose të dorëhequr për shkak të vetingut para se të fillonte ky proces.

Ka të dhëna nga ana e SPAK që ka prova të reja. Mund të ketë dhe ndonjë dëshmitar që ka folur diçka më shumë. Mund të ketë të dhënë apo indice për të kërkuar provën. Po kërkohet ekspertiza shkencore zanore. Ka asistencë të shtuar amerikane për këtë çështje”, tha ai në emisionin “Real Story”.

Lini një Përgjigje