Aktualitet26 Shkurt 2024, 22:26

“I kanë thënë mbaje ti fajin”, Karamuço zbulon detaje tronditëse: Vajza e rihapi gropën ku ishte babai, ngjante si e qeshur!

Shkruar nga Pamfleti

“I kanë thënë mbaje ti fajin”, Karamuço zbulon

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke analizuar vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij në Durrës, deklaroi se kjo ishte një vrasje e ndodhur në kushtet e një zënke çasti.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, ai deklaroi se fakti që ka pasur 4 plumba në trup, tregon se ka qenë konflikt. Më tej ai theksoi se nëse vrasja do të ishte e planifikuar do të kishte vetëm një plumb në kokë.

Më tej, Karamuço tha se vajza është përdorur për të mbuluar krimin e vrasjes së babait. Gjithashtu, Karamuço zbuloi dhe një detaj tronditës, ku sipas tij në momentin kur vajza ka shkuar të zhvarros babain, ishte si e buzëqeshur.  

Jemi para një vrasje me dashje, ka ndodhur në kushtet e një zënke të çastit. Nuk është paramenduar. Babai ka ardhur në shtëpi siç flitet, është shtrirë në drekë dhe kur është çuar, është goditur. Nëse do ishte e planifikuar, do ishte me një plumb në kokë. Është bërë një vrasje me 4 plumba. Kjo lloj trajektoreje flet për lëvizjet e tij. Ka pasur debat dhe përleshje fizike. Ajo që dyshoj unë pse është djali i madh vrasësi, sepse ka dalë me vrap pas ngjarjes. Nëna i mbledh fëmijët dhe bën planin si do humben gjurmët. Këtu hyn roli nënës. Të shtënat nuk janë dëgjuar, do verifikohet sa i gjatë është personi që i ka qëlluar. Nesër dalin gjurmët e armës. Arma është gjetur në një qese fshehur, është çuar në polici. Avokati mbase i ka thënë pranojë pranoje se ke lehtësi.

Vajza është përdorur, po u zbulua mbaje ti. Qeset, një çarçaf i madh dhe qese. Dy nga pikat ku mund të çedojë kjo, qeset i përdorim i kemi prekur të gjithë. Arma nëse del me dy gjurmë, prap nuk do qartësohet. Nëna vjen në 4. Vajza kthehet iu tregon vendin ku është groposur babai dhe fillon e hap gropën pa pendesë fare, ngjante si e qeshur. Policia këtë nuk do ta kishte lejuar për shumë pikëpamje, qoftë edhe psikologjike. Problemi ka qenë të pesha, a mund ta mbante një vajzë e vetme këtë. Kjo është një traumë që i shkaktojmë subjektit. Ftohtësia e saj, secili ka pasur nga një arsye për ta urryer. Është si rasti i Liridonës, që akoma se dimë”, tregoi Karamuço.

karamuço