Aktualitet26 Shkurt 2024, 22:20

“Me krimin në gen”, avokatja zbulon detajet e frikshme të familjes Meta në Durrës: Gjyshja vrau vjehrrën, xhaxhai të birin

Shkruar nga Pamfleti

“Me krimin në gen”, avokatja zbulon detajet e frikshme të

Avokatja Enida Boxheku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku kryefamiljari  Pëllumb Meta u vra nga fëmijët.

Gjatë intervistës në studio, avokatja u ndal tek disa detaje të rëndësishme, ngjarje edhe të ndodhura më herët që përfshijnë jo vetëm familjen Meta.

Ajo theksoi se vite më parë ka ndodhur disa ngjarje të rënda, pasi nëna e Blerina Metës, ka vrarë vjehrrën dhe ka tentuar të vrasë bashkëshortin. Një tjetër ngjarje të rëndë të cilin tregoi avokatja në këtë emision, ishte edhe nga ana e viktimës, Pëllumb Metës, duke thënë se vëllai i viktimës ka vrarë djalin.

Në skenarët penal këta individë duhet parë se çfarë përfaqësojnë. Këtu flasim për një djalë 25-vjeçar që nuk kishte arsye përse të shkonte tek vrasja e babait, edhe duke imponuar autoritetin e fizikut të tij. Në këtë rast figura e babait që vritet, ekzekutohet nga tre që janë trashëgimtarët e babait djemtë, linja e gjakut direkte dhe roli i nënës nuk merret parasysh,. Por ka një detaj që nuk po thuhet, që ndoshta duhet parë. Nga të dyja familjet kemi episode krimi të dhunshëm. Nga ana e nënës së tre fëmijëve, e ëma e saj vite më parë ka vrarë vjehrrën dhe ka të tentuar të vrasë bashkëshortin, të atin e Blerinës. Nga ana tjetër, edhe i vëllai i Pëllumbit ka vrarë të birin.  Xhaxhai i tre të prezumuarve vrasës ka vrarë të birin. Pra unë mendoj që nëna në këtë histori ka një rol kyç. Është geni kriminal brenda që njihet edhe në teoritë kriminologjike. Kemi një faktor ambiental të rritur në këtë frymë”, ka thënë ndër të tjera ajo në emisionin “360 gradë” në ABC News.