Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e mëngjesit të sotëm në Durrës, ku u ekzekutua 29-vjeçari Ermir Dedja, ku thotë se pas përfundimit të fushatës nisin edhe krimet.
Sipas tij mund të shihet qartë se sa më i madh të jetë ndikimi i krimit në një qark, aq më e thellë është fitorja e mazhorancës.
'Tani fushata mbaroi tani do i kthehen zanatit të parë, fushata është thjesht fushatë.
Për fushatë ndenjën urtë dhe dhanë një dorë të mirë. Tani filluan.
Zgjedhjet mbaruan, rezultati doli, fituesi është në drejtimin e duhur, autori i krimit është në drejtim të paditur.
Mund të shihet qartë se sa më i madh të jetë ndikimi i krimit në një qark, aq më e thellë është fitorja e mazhorancës.
Duket se nuk është një ngjarje aty për aty. Kur viktima kishte të kaluar kriminale, po autorët çfarë të kaluare kanë.', tha ai.
Ai deklaroi se deklarata e Kryeministrit Edi Rama për të vetët që të mos kërkojnë rishikimin e filmimit të numërimit të votave, e cilëson si jo të duhur, për shkak Kryeministri duhet të jetë garanti i mbrojtjes së çdo vote të vetme.
Sipas tij, çdo votë duhet të numërohet dhe ndërhyrjen e Kryeministrit e cilësoi arbitrare.
Lini një Përgjigje