
Meteorologia e “Meteoalb”, Lajda Porja tha se temperaturat këtë të hënë do të shkojnë 40 gradë Celcius, ndërsa nesër pritet të shkojnë 43 gradë.
Sipas meteorologes bëhet fjalë për kulmin e tretë të valës së nxehtë që ka “pushtuar” gjithë Evropën Jugore.
Në një intervistë për “Euronews Albania” ajo u shpreh se fundjava ka pasur një tërheqje të valës së nxehtë, megjithatë java do të ketë përsëri temperatura shumë të larta.
Shkodra, Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra janë qytetet që parashikohen me vlerat më të larta termike, ndërsa pak më freskët pritet të jetë bregdeti. Juglindja pritet të ketë temperatura jo më shumë se 36 gradë.
Dita e mërkurë do të sjellë 5 gradë rënie të menjëhershme, pas kulmit të së martës me 43 gradë Celcius.
Lini një Përgjigje