Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 16:35

Krimi që tronditi Kosovën, gazetari tregon kush i përfiton paratë e siguracionit të Liridonës

Shkruar nga Pamfleti

Krimi që tronditi Kosovën, gazetari tregon kush i përfiton

Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me vrasje makabër të Liridona Ademajt. Ai tha se paratë e sigurimit të jetës së Liridonës, do t’i përfitojnë dy fëmijët e saj të mitur.

Bregu u shpreh se me shumë gjasa fëmijët do kalojnë në kujdestarinë e gjyshërve të tyre, por ky vendim i takon gjykatës dhe varet shumë nga avokatët që do marrin përsipër çështjen.

“Fëmijët marrin siguracionet, pra nëse e gjitha u bë për siguracionet e Liridonës, ato i përfitojnë ata. Pastaj se kush do i rrisë ata se shteti suedez, se gjykata e ka në dorë gjykata.

Unë mendoj se fëmijët do i marrin gjyshërit. Kështu funksionon në shoqërinë e Kosovës, kështu duhet të funksionojë në këto momente. Duhet të rriten me gjyshërit pas asaj traume që kanë pësuar në ditën e vrasjes”, tha gazetari për “Euronews Albania”.

liridona ademaj vrasje siguracion