TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2024, 15:46

"I vendosën tritol në jaht pasi erdhi nga Dubai", Artan Hoxha: Si Edmond Hysa i shpëtoi atentatit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

"I vendosën tritol në jaht pasi erdhi nga Dubai", Artan

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi Edmond Hysën që mbeti i plagosur në atentatin e 15 dhjetorit në Athinë ku humbi jetën 47-vjeçari Irakli Davella.

Hoxha kujton një episod kur ky person është tentuar të eleminohet gjatë një shëtitje me jaht në Vlorë pas ardhjes nga Dubai në Shqipëri.

“Ngjarja e 15 dhjetorit në Athinë, atentati ndaj Irakli Davellës dhe sidomos ndaj Edmond Hysës i cili ka marrë një plumb në bark dhe një në kokë. Këto lloj të shtënash janë nga komando. Aty u tha Lulo por në fakt është Edmond Hysa, një personazh shumë i rëndësishëm”, tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha shtoi se personi që i shpëtoi këtij shpërthimi në jaht por mbeti i plagosur te atentati i 15 dhjetorit në Greqi, Edi Lulo, në të vërtetë është Edmond Hysa.

“Në verë këtij personi i është bërë një atentat dhe ka dështuar. I është vendosur eksploziv në jahtin që kishin marrë me qira 13 veta, miq që kishin ardhur nga Dubai në Vlorë. Eksplozivi është vendosur në momentin që jahti ka qenë në furnizim dhe kur ata kanë dalë në det është aktivizuar shpërthimi. Për fatin e tyre të mirë kapsolla ka lëvizur nga eksplozivi dhe ka shpërthyer vetëm kapsolla dhe ata janë hedhur në det dhe kanë qëndruar disa orë deri sa ka ardhur dikush që i ka ndihmuar dhe i ka nxjerrë në breg. Ky është një personazh i lidhur me grupet më të fuqishme të narkotrafikut të viteve të fundit por skuadrën më të fortë të tij të qitsave ai e ka pasur në Athinë. Ju kam thënë vitet e fundit se vrasësit më të ashpër dhe gjakatarë vijnë nga Greqia”, tha Hoxha në Euronews Albania.

artan hoxha dubai tritol edmond hysa

Lini një Përgjigje