TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 21:58

Incident në selinë e PD gjatë protestës, pretendohet kapja e një pajisje përgjimi

Shkruar nga Pamfleti
Incident në selinë e PD gjatë protestës, pretendohet kapja e
Pajisja e kapur në selinë e PD

Një incident është shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. Sipas pretendimeve të përfaqësuesve të PD-së, një person i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e selisë me një pajisje që dyshohet se shërben për përgjim dhe funksionon me Bluetooth.

Sipas burimeve nga selia blu, një anëtare e Partisë Demokratike ka arritur t’i marrë pajisjen personit në fjalë, ndërsa ky i fundit, para se të largohej, ka telefonuar dikë duke thënë: “Mi morën, mi morën”.

Ngjarja u përmend edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën përmbyllëse të protestës. Ai deklaroi se një person i panjohur kishte tentuar të vendoste një pajisje brenda selisë, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një mjet përgjimi.

Ka ardhur një i panjohur dhe ka dashur të vendosë një pajisje. Nuk e dimë se çfarë pajisje është, por e ka dërguar Ilir Proda me Vlora Agaçin”, tha Berisha.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike, ndërsa mbetet e paqartë natyra e pajisjes dhe identiteti i personit të përfshirë në incident.

 

Lini një Përgjigje