TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2025, 19:42

Ish-ambasadorja Yuri Kim mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artan Lames: Ishte njeri unik

Shkruar nga Pamfleti

Ish-ambasadorja Yuri Kim mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta

Familja e Artan Lames, ish-drejtorit të Kadastrës, publicistit dhe historianit të njohur, ka reaguar në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë ata që e ngushëlluan për ndarjen e tij nga jeta.  

Në një postim prekës në rrjetet sociale, familja Lame shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë marrë nga qytetarë të zakonshëm, miq, kolegë dhe figura publike. Mijëra mesazhe, përqafime dhe kujtime janë ndarë këto ditë për njeriun që u shua në moshën 58-vjeçare, ndërsa kurohej në Gjermani për një sëmundje të zemrës.

Mes mesazheve të shumta, ka spikatur edhe një ngushëllim i veçantë nga ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila e ka cilësuar Lamen si një njeri të rrallë, të pasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kombëtare. “Më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë,” ka shkruar diplomatja amerikane.

Lini një Përgjigje