Aktualitet22 Mars 2023, 22:34

Ish-drejtuesi i policisë tregon prapaskenat: Si Xhafaj planifikoi arrestimin e Vangjush Dakos dhe spiunimi i Ardi Veliut te Rama

Shkruar nga Pamfleti

Ish-drejtuesi i policisë tregon prapaskenat: Si Xhafaj planifikoi

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj ka treguar se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur arrestimi i Vangjush Dakos.

Hajdarmataj tregoi se thuhej se Xhafa ishte i bindur që do ta arrestonte kryebashkiakun e Durrësit pa dijeninë e Ramës, i cili sipas tij u vu në dijeni nga drejtori i policisë, Ardi Veliu.

Dashuria mes Edi Ramës dhe Ardi Veliut aty lindi. Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm ishte një njeri i fuqishëm sa të rivalizonte edhe kryeministrin. Në atë kohë thuhej se Xhafaj do arrestonte Dakon pa dijeninë e Ramës. Në aspektin e procedurës urdhrin duhet ta nxirret prokuroria, por ky ishte dakord të arrestohej Dako. Ishte përgatitur arrestimi. Drejtori i përgjithshëm njoftoi kryeministrin dhe këtu nisi krisja me Xhafën”, tregoi Hajdarmataj në "Euronews".

ardi veliu dako arrestime