
Avokati Besnik Muçi është shprehur se vjedhja e fondet publike nga zyrtarë të shtetit është bërë në modë, duke ju referuar rastit të kryebashkiakëve të vendosur nën akuzë.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", ai tha se tani më kushdo që ndodhet në ato pozita nuk e ka problem të vuaj pasojat, nëse vjedh 1 mln euro nga një fond, sipas tij për aq para shumëkush është gati të bëjë burg disa kohë.
“Të gjitha hetimet e kryera ndaj krye bashkiakeve janë hetime postfaktum, pasi ndodh veprimi kriminal. Nuk vijnë për shkak se agjencitë ligj zbatuese e kanë informacionin në kohë real. Lekët kanë ikur. Po bëhet modë. Të vjedhë 1 mln euro nga një fond është gati të bëjmë disa kohë burg. Këto hetime thjesht i kanë ngelë në derë prokurorisë apo policisë. Nuk janë hetime cilësore dhe nuk kanë efekt”, tha ai.
Lini një Përgjigje