
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka hedhur akuza të forta ndaj figurave të përfshira në sistemin e drejtësisë, duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe profesionalizmin e disa emrave të përzgjedhur në funksione kyçe.
Në një intervistë për mediat, Karanxha u ndal te juristja Etleda Çiftja, duke ironizuar eksperiencën e saj në fushën e hidrovoreve dhe ujësjellësit. Sipas tij, ajo nuk ka lidhje me fushën e drejtësisë në mënyrë përmbajtësore.
Ai u shpreh gjithashtu se Ardian Hajdari është i dënuar nga drejtësia, po ashtu përmendi edhe Luan Daci. Gjyqtari Ardian Hajdari, anëtar i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u dënua me një vit burg të konvertuar në 2 vjet shërbim prove, pasi akuzohej për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim. Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci, i dënuar gjithashtu për falsifikim.
Ndërsa lidhur me Sokol Çomon, Karanxha deklaroi se është financues i Fondacionit Soros.
“Ke Etleda Çiften për shembull, nuk është juriste Etleda Çiftja që është marrë me ujësjellësin, me hidrovoret, drejtësia nuk ka nevojë për hidrovore, sesi shkon uji këtej ose andej, ka qenë juriste pranë Liqenit të Banjës, tani çfarë kërkon ... e cila shikon kushtet teknike, edhe i thua profesionist. Nuk mund të marrësh mjek një që shkon me hanxhar, mjeku është me bisturi, këto kanë ardhur në punë me hanxhar.
Mos harrojmë Tiranën, kemi dy të dënuar. Ke Ardian Hajdarin të dënuar nga drejtësia, ke Luan Dacin që është dënuar që është emër, edhe Luan dhe Dac, emrat e ky kafshëve, të dënuar për falsifikime. Atëherë si u gjetën këta njerëz? Ke Sokol Çomon për shembull, Sokol Çomo është financues i Fondacionit Soros”, tha Karanxha.
Lini një Përgjigje