TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2025, 07:50

“Veliaj ende kryetari i bashkisë”, avokati Hoxha: Vendimi zbatohet vetëm nëse Kushtetuesja e rrëzon ankimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

“Veliaj ende kryetari i bashkisë”, avokati Hoxha: Vendimi

Avokati Arbër Hoxha thotë se presidenti Bajram Begaj duhet të dekretojë zgjedhjet në 5 bashki, por jo ende për Tiranën.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Hoxha u shpreh se për Tiranën duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi Veliaj ka ankimuar shkarkimin e tij.

“Vendimi i Këshillit e Ministrave për shkarkimin e kryebashkuiakut të Tiranës, hyn në fuqi në ditën e 15 nëse nuk ankimohet. Ka pasur edhe një shterim të debatit, nga e Gjykatës Kushtetuese, duke i thënë presidentit që të presë vendimin e gjykatës. Për 5 bashkitë e tjera, ka detyrimin t’i dekretojë. Ndërsa për bashkinë e kryeqytetit, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti është aty për të dekretuar zgjedhjet, por jo për të intepretuar ligjet dhe kushtetutën. Unë nuk besoj se presidenti do bënte gafë që të shkelte me të dyja këmbët kushtetutën. Do të cënonte rëndë kushtetutën. Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk ka hyrë ende në fuqi. Duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje